Hiqet situata e jashtëzakonshme në Bujanoc

Hiqet situata e jashtëzakonshme në Bujanoc

13:46, 22/09/2020

Në seancën e pestë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të mbajtur sot më 22.09.2020 është shqyrtuar Raporti i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc mbi situatën epidemiologjike në vend. 

Me propozim të drejtoreshës dr. Daliborka Pavloviq është aprovuar nga të gjithë anëtarët e shtabit heqja e situatës së jashtëzakonshme në Bujanoc e sjellur me datë 17.07.2020, derisa masat tjera të vendosura nga Shtabi Republikan mbeten ende në fuqi. 

Gjithashtu, në këtë seancë u shqyrtua dhe u aprovua kërkesa e NP "Komunalia" për ndihmë financiare prej 500.000 dinarëve për zgjidhjen e problemit të deponisë në Bujanoc.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco