Ekonomia më e madhe në Europë parashikon një deficit prej 5.2% gjatë 2020

Ekonomia më e madhe në Europë parashikon një deficit prej 5.2% gjatë 2020

10:29, 22/09/2020

Instituti Ifo i Gjermanisë të martën tha se ekonomia më e madhe e Evropës ka të ngjarë të tkurret me 5.2% këtë vit, duke hedhur poshtë parashikim e bërë disa muaj më parë se ekonomia do të tkurret me 6.7%, nga dëmi I shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

"Rënia në tremujorin e dytë dhe rimëkëmbja janë aktualisht në zhvillim më të favorshëm se sa kishim pritur," tha kryekonomisti i Ifo Timo Wollmershaeuser.

Për 2021, Ifo ka parashikuar një rritje ekonomike prej 5.1% shifër më e ulët se parashikimi i bërë më parë ku pritej një rritje prej 6.4%.

Numri i personave që kanë humbur punën këtë vit do të shkojë në 2.7 milionë por ka shpresë, sepse pritet të ulet përsëri në 2021 me 2.6 milionë.

Instituti Ifo paralajmëroi se kishte një shkallë jashtëzakonisht të lartë pasigurie të bashkangjitur në parashikime. Ai vuri në dukje numrin në rritje të infeksioneve të koronavirusit, rrezikun e një Brexit të çrregullt dhe mosmarrëveshjet tregtare të pazgjidhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco