Pandemia e Covid 19/ Parashikim i frikshëm për Britaninë e Madhe

Pandemia e Covid 19/ Parashikim i frikshëm për Britaninë e Madhe

13:46, 21/09/2020

 

Britania e Madhe duhet të përgatitet me një plan afatgjatë dhe të ndërmarrë masa sepse virusi po përparon me shpejtësi dhe deri në mesin e tetorit mundet të shikojmë shifra infektimesh të frikshme.

Vendi duhet të jetë i përgatitur për kufizime të rëndësishme për gjashtë muajt e ardhshëm, gjatë periudhës së dimrit kur virusi mund të pritet të lulëzojë, tha Prof Chris Whitty .

Ai ka shpjeguar se me këtë ritëm dhe shtim të theksuar të rasteve nuk do të jetë e largët dita ku ne të shikojmë rreth 50 000 të infektuar dhe rreth 200 viktima nga Covid 19 në ditë.

Whitty, duke folur në një konferencë për media së bashku me këshilltarin kryesor shkencor të qeverisë, Sir Patrick Vallance , tha: "Nëse kjo vazhdon përgjatë rrugës, numri i vdekjeve direkt nga Covid mund të rritet në një kurbë eksponenciale, dhe mundet të lëvizim nga një numër i vogël në numra vërtet shumë të mëdhenj.”

Whitty sugjeroi se ringjallja e virusit duhet parë si "një problem gjashtë-mujor me të cilin duhet të merremi kolektivisht".

Eksperti tha se nivelet e vdekshmërisë nga Covid-19 ishin "dukshëm më të mëdha" se gripi sezonal, i cili vrau rreth 7,000 në vit, ose deri në 20,000 në një vit të keq

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco