Rrezohet aeroplani në Texas, humbin jetën pasagjerët

Rrezohet aeroplani në Texas, humbin jetën pasagjerët

13:33, 21/09/2020

Së paku katër persona humbën jetën në një aksident ajror që ndodhi në shtetin amerikan të Teksasit.

Të katër udhëtarët e një avioni të vogël Piper PA-46 humbën jetën gjatë aksidentit që ndodhi jo shumë larg nga aeroporti Hilltop Lakes i Teksasit.

Avioni po fluturonte nga Austin për në Luiziana. Mediat lokale raportojnë se aksidenti u shkaktua nga një defekt në motorin e avionit dhe se piloti nuk arriti të bënte ulje të detyruar në aeroportin Hilltop Lakes.

Piloti kontaktoi FAA para rrëzimit duke treguar që aeroplani kishte probleme me motorin, thanë zyrtarët për KBTX.

Autoritete e aviacionit civil amerikan ka filluar një hetim për aksidentin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco