Gjermania me një ligj të ri që ndalon fotografimin poshtë fustanit të vajzave. Deri në dy vite dënim për shkelësit e ligjit

Gjermania me një ligj të ri që ndalon fotografimin poshtë fustanit të vajzave. Deri në dy vite dënim për shkelësit e ligjit

13:14, 21/09/2020

Të fotografosh apo të filmosh një grua poshtë fundit, pa pëlqimi e saj, tashmë do të jetë një veprim i ndaluar me ligj.

Sipas “Deutsche Welle”, ky është projektligj i ri që kaloi përmes Këshillit të Ministrave  në Gjermani dhe u miratua nga Asambleja Federale dhe nga Asambleja e Shtetit.

“Të fotografosh një grua poshtë fundit apo në zonën e bustit pa pëlqimin e saj, është një shkelje e turpshme e privatësisë”,- tha Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht.

Sipas legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Bundestagut, krimi do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Të shumtë ishin ata që u shfaqën skeptikë duke u shprehur se legjislacioni në të vërtetë nuk do t’i ndalojë njerëzit të bëjnë video ose foto të tilla pa pëlqimin e vajzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco