Sot OKB mbush 75 vjeç, pandemia e Covid 19 kushtëzon festimet

Sot OKB mbush 75 vjeç, pandemia e Covid 19 kushtëzon festimet

12:36, 21/09/2020

Kombet e Bashkuara shënojnë 75-vjetorin të hënën  por për shkak të pandemisë nuk është organizuar ndonjë konferencë ku do të marrin pjesë liderët botëror. Ngjarja më e madhe e vitit është përgatitur të zhvillohet virtualisht ku liderët do të dërgojnë video-mesazh të regjistruar më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres  tha se pandemia ka ekspozuar brishtësitë e botës. Ai planifikon t’u thotë udhëheqësve botërorë të hënën se ata duhet të punojnë së bashku në një kohë kur ka një tepricë të sfidave multilaterale dhe nuk ka shumë mundësi për zgjidhje,

Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë miratoi vetëm një rezolutë gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ndaj pandemisë në fillim të këtij muaji dhe nuk ishte me konsensus. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan jo.

Guterres tashmë po nxit vendet që të zhvillojnë një vaksinë për koronavirusin dhe të vihet në dispozicion për të gjithë globalisht. Një diplomat  europian, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Asambleja e Përgjithshme duhet të kishte vepruar muaj më parë.

Një raport i OKB-së i publikuar të hënën zbuloi se gjashtë në dhjetë njerëz besojnë se Kombet e Bashkuara e kanë bërë botën një vend më të mirë, ndërsa tre të katërtat e shohin OKB-në si pikën kyçe dhe thelbësore në trajtimin e sfidave globale. OKB u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar një konflikt tjetër të tillë.

“Bota jonë nuk është ende bota që themeluesit tanë parashikuan 75 vite më parë. Ajo është pllakosur nga rritja e pabarazisë, varfëria, uria, konfliktet e armatosura, terrorizmi, pasiguria, ndryshimi i klimës dhe pandemitë, ”sipas deklaratës.

“E gjithë kjo kërkon ndërgjegjësim dhe më tepër veprime nga ana jonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco