Itali/ Pas referendumit të mbajtur dje, Italianët sot zgjedhin drejtuesit në 7 rajonet e vendit

Itali/ Pas referendumit të mbajtur dje, Italianët sot zgjedhin drejtuesit në 7 rajonet e vendit

09:30, 21/09/2020

Sot në Itali mbahet dita e dytë e zgjedhjeve rajonale pasi dje votuan në referendumin për të shkurtuar me rreth 40% të numrin të Deputeteve në Parlament por edhe Senatit.

Në rast se italianët do të votonin Pro, Dhoma e Deputetëve do të kalonte nga 630 ligjvënës në 400 dhe Senati nga 315 në 200.

Deri të dielën në mbrëmje, pjesëmarrja e votuesve kishte arritur në 29.98 të 52 milionë personave që kishin të drejtë vote.

Sot Italianët do të zgjedhin drejtuesit e tyre në 7 rajone të vendit, Veneto, Puglia, Campania, Valled’Aosta, Toscana, Marche e Liguria.

Pritet që koalicioni qeverisës të performojë dobët pasi Salvini sipas sondazheve ka siguruar fitoren në rajonin e Venetos dhe Ligurias ndërsa (PD) e Contes ka të siguruar vetëm Campanian.

Ndërsa rajoni i Toscanës një ish-bastion i majtë sipas të gjitha gjasave do të fitohet nga partia e Salvinit dhe kjo do të shkaktojë jo pak dhimbje koke për Conten.

M5S nuk ka kandidatë të fortë, por ka të ngjarë të ngushëllohet me një fitore në referendum. Ai e konsideron zvogëlimin e madhësisë së parlamentit pjesë e kërkimit të tij për t'i dhënë fund përfitimeve dhe privilegjeve për politikanët

Votimet do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së sotme, nga ora 7:00 në 15:00.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë të cilët janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandidojnë në lista civile apo grupime politike.

Në çdo rast, një disfatë për partitë qeveritare nuk ka gjasa të rrëzojë Kryeministrin Giuseppe Conte, pasi PD dhe M5S kanë stimuj të fortë për t'u përpjekur të mbajnë së bashku pushtetin kombëtar.

Njëra është perspektiva e administrimit të më shumë se 200 miliardë eurove (238 miliardë dollarë) në hua dhe grante nga Bashkimi Evropian që do të mbërrijë nga 2021 si pjesë e fondit të rimëkëmbjes post-koronavirus të bllokut.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco