Britani e Madhe: Po, një bllokim i dytë kombëtar është i mundur

Britani e Madhe: Po, një bllokim i dytë kombëtar është i mundur

11:03, 20/09/2020

Londër - Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha të dielën se një bllokim i dytë kombëtar ishte një hap i mundshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por kjo nuk ishte ajo që ai do të donte të ndodhte.

"Nëse të gjithë ndjekin rregullat, atëherë ne mund të shmangim bllokimet e mëtejshme kombëtare, por ne, natyrisht, duhet të jemi të përgatitur të marrim masa nëse kjo është e nevojshme", tha Hancock për BBC.

"Mbretëria e Bashkuar po përballet me një "pikë kthese" ku "masa më kufizuese" mund të merren për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit", tha ministri Honccok në një intervistë tjetër për Sky News.  Sipas tij "njerëzit janë relaksuar më shumë gjatë verës" por "tani është momenti kur të gjithë duhet të kthehen" për të ndjekur rregullat.

Por në këtë intervistë, Hancock zbuloi se sot po bëheshin diskutime mbi një bllokim të mundshëm të Londrës dhe nuk e përjashtoi mundësinë e një bllokimi të dytë kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco