SHBA rrit praninë ushtarake në Siri pas përleshjeve me forcat ruse

SHBA rrit praninë ushtarake në Siri pas përleshjeve me forcat ruse

19:15, 19/09/2020

SHBA ka rritur praninë ushtarake në Siri pasi përleshjet me forcat ruse në vend intensifikuan tensionet.

Zyrtarët amerikanë thanë se gjashtë automjete luftarake Bradley dhe rreth 100 trupa u vendosen në Sirinë verilindore.

Incidentet midis forcave amerikane dhe ruse që patrullojnë në atë pjesë të vendit janë përshkallëzuar këtë vit. Kapiteni i Marinës Amerikane Bill Urban tha se kjo masë do të “garantojë sigurinë edhe për forcat e Koalicionit”.

Ai shtoi se, së bashku me automjetet luftarake, të cilat janë me bazë në Kuvajt, SHBA do të vendoste gjithashtu një “radar Sentinel” dhe do të rrisë “frekuencën e patrullave të luftëtarëve amerikanë mbi forcat e SHBA-së”.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me ndonjë komb tjetër në Siri, por do të mbrojnë forcat e Koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco