Shpëtohet këlyshi i mbetur nën rrënojat e nxehta të shtëpive, ndërsa zjarret vazhdojnë të djegin Kaliforninë

Shpëtohet këlyshi i mbetur nën rrënojat e nxehta të shtëpive, ndërsa zjarret vazhdojnë të djegin Kaliforninë

14:29, 17/09/2020

Ndërsa zjarret digjnin Kaliforninë veriore, Sherifi i qarkut Butte bëri një zbulim të papritur ndërsa bëheshin kërkime në pronat e prekura  nga zjarret në Berry Creek më 12 shtator.

"Ata bënë një zbulim të papritur dhe të mirëpritur në një pronë të madhe në Berry Creek", shkroi zyra e sherifit në një postim në Facebook. "Këtë qenush të adhurueshëm."

Zyra e Sherifit të qarkut Butte njoftoi se kKëto ditët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë qarkun tonë dhe ne menduam se do të ndanim një histori pozitive sot.

Të shtunën ndërsa ekipet e kërkim- shpëtimit po kërkonin nëpër pronat e prekura nga zjarri, ata bënë një zbulim të papritur dhe të mirëpritur në një pronë të madhe në Berry Creek, këtë qenush të adhurueshëm.

Këlyshi kishte disa djegie të vogla dhe u mor nga shoqata e kafshëve dhe u dërgua në Qendrën Veterinare në Valley Oaks në Chico për t'u kontrolluar.

Pasi bëmë disa hetime, ne zbuluam se pronari i pronës kishte disa qen dhe nuk kishte qënë në gjendje t'i gjente të gjithë para se të bënte evakuimin.

Kërkuesit tashmë kanë vendosur t’i vënë kësaj koneje të ëmbël një emër, Trooper.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco