Një ish-modele akuzon presidentin DonaldTrump për sulm seksual

Një ish-modele akuzon presidentin DonaldTrump për sulm seksual

14:30, 17/09/2020

Një ish-modele ka akuzuar presidentin Donald Trump për sulm seksual ndaj saj kur ishte në moshën 24 vjeçare.

E gjithë ngjarja pretendohet se ka ndodhur gjatë turneut të US Open në 1997 gati dy dekada më parë.

Gjatë një interviste ekskluzive me Guardian ajo tha se ngjarja ndodhi në tualetet VIP, ‘Trump mu afrua dhe më puthte kur ajo ishte ngritur nga vendi ku po qëndroja dhe po shkoja në tualet, unë e shtyja ndërsa ai mu afrua përsëri me forcë duke më kapur nga gjoksi mbrapa e kudo’ tha ish modelja Amy Doris.

Ai nuk më la rehat pasi ish- i dashuri im Binn e kishte mik atë dhe ne zhvilluam edhe disa takime të tjera ditët në vazhdim nën shoqërinë e Trump përfshirë shumë persona VIP si, Leonardo DiCaprio dhe iluzionistin David Blaine.

Përmes avokatëve të tij, Trump mohoi të kishte ngacmuar, abuzuar ose sillej në mënyrë të papërshtatshme ndaj Dorris.

Dorris, tani 48 vjeç dhe nënë e dy vajzave binjake, tha se ajo kishte menduar të fliste publikisht për incidentin në 2016, kur disa gra bënë akuza të ngjashme kundër kandidatit të atëhershëm Republikan për president. Por ajo vendosi të mos e bënte sepse mendoi se duke bërë kështu mund të dëmtonte familjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco