Singapor, kap tregun duke shitur milingona në kulmin e pandemisë

Singapor, kap tregun duke shitur milingona në kulmin e pandemisë

13:59, 17/09/2020

Singapor - Për shumë njerëz ata janë thjesht një dëmtues, por për sipërmarrësin nga Singapori John Ye interesi i tij personal për milingonën e shtyu atë të nisë një biznes që shet insekte që ai beson se kanë shumë për të na ofruar.

Zoti Je hapi dyqanin e parë në këtë qytet-shtet, të specializuar për milingonat si kafshë shtëpiake me emrin "Vetëm milingona" në fund të shkurtit, në kohën kur u vunë masat e bllokimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Por megjithë pengesat fillestare gjatë pandemisë, zoti Ye thotë se shitjet janë rritur që nga korriku.

"Milingona në vetvete është e mahnitshme", thotë Ye, 41 vjeç, i cili shiste pajisje elektronike me shumicë dhe pastaj filloi të rriste milingonat si nja pasion personal në 2017.

Ndërsa fermat e milingonave janë më të zakonshme në disa vende perëndimore, ato janë një gjë e rrallë në Singapor dhe zoti Ye po përpiqet të ndryshojë konotacionet negative që lidhen me insektet

"Ata janë aq të rëndësishëm në ekosistem, saqë janë në të vërtetë këtu për një arsye, dhe pastaj nëse thjesht mund të mësojmë nga milingona, ka kaq shumë gjëra që milingona mund të na mësojë, si këmbëngulja, të qenit kokëfortë", shtoi ai.

Ai shpreson të bashkëpunojë me institucione të tilla si shkollat, për të mësuar fëmijët për milingonat dhe ciklin e tyre të jetës.

Milingonat që ai shet janë blerë në vend nga ai dhe stafi i tij rreth ishullit, duke vërejtur se ato shpesh shfaqen pas stuhive të shiut.

Dyqani i tij ofron 30 lloje milingonash ose formicariumet, të cilat përfshijnë milingonat dhe një mbretëreshë.

Çmimet variojnë nga 10 dollarë deri në rreth 200 dollarë në varësi të llojit të formicariumit dhe specieve të milingonave.

Biznesi i tij shet gjithashtu krimba të gjallë si ushqim për milingonat, edhe pse Ye thotë se ata janë gjithashtu të dhënë pas mjaltit dhe frutave.

Biznesi i Ye-së ka tërhequr të dashuruarit e milingonave dhe shikuesit kuriozë.

"Është  çmenduri, është çmenduri", tha blerësi Alvin Teng.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco