Tregtarët e armëve qarkulluan miliona dollarë në Somali: Transfertat e dyshimta

Tregtarët e armëve qarkulluan miliona dollarë në Somali: Transfertat e dyshimta

12:23, 17/09/2020

Nairobi - Kompanitë e transferimit të parave në Somali qarkulluan më shumë se 3.7 milionë dollarë në para të thata midis trafikantëve të armëve vitet e fundit, përfshirë një jemenas që ishte nën sanksionet e SHBA-së, thuhet në një raport.

Studimi, nga një grup kërkimor me bazë në Gjenevë, Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, mund t’i komplikojë më tej përpjekjet e kompanive të transferimit të parave në Somali për të pasur akses në shërbimet bankare ndërkombëtare.

Megjithëse ato janë një litar shpëtimi për miliona njerëz në vendin anarkik të Bririt të Afrikës, pak banka do të bënin biznes me ta për shkak të rrezikut të mosrespektimit të rregullave të transparencës ndërkombëtare dhe pastrimit të parave.

E pyetur në lidhje me raportin, Banka Qendrore e Somalisë, e cila rregullon firmat e transferimit të parave, tha se nuk ishte në dijeni të transferimeve por do të hetonte dhe në përgjithësi po bënte përparim në luftën kundër financimit të terrorizmit.

Të kontaktuara nga Reuters, të katër kompanitë thanë secila se ato bënë të pamundurën që të pajtoheshin me normat globale "njih klientin tënd", pavarësisht se Somalia nuk ka asnjë kartë identiteti kombëtar. Firmat gjithashtu thanë se ato mbanin bazat e të dhënave të individëve të sanksionuar ndërkombëtarisht.

Iniciativa Globale analizoi për gati gjashtë vjet, transaksionesh nga qyteti i Bossasso, duke i përputhur ato me regjistrat e telefonave të siguruara nga burimet e sigurisë dhe kërkimet e bazës së të dhënave.

Raporti identifikoi 176 transaksione nga gjashtë vitet e fundit që thuhet se lidheshin me tregtarët e dyshuar të armëve në Somali dhe Jemen. Gati dy të tretat ishin mbi pragun prej  10,000 dollarë.

Ato përfshijnë dy transferime me vlerë gati 40,000 dollarë në numra të lidhur me Sayf Abdulrab Salem al-Hayashi pasi SHBA-ja e bllokoi atë në 2017 me akuzën se ofronte armë dhe mbështetje financiare për al Kaedën në Gadishullin Arabik dhe Shtetin Islamik në Jemen, thoshte raporti.

Kompanitë “Amal Express” dhe “Iftin Express” me zyra në Somali i morën në dorëzim transaksionet, të cilat përdornin kombinime të ndryshme të emrit dhe pseudonimit të tij.

Raporti nuk gjeti ndonjë rast kur dy kompanitë e tjera, Dahabshiil dhe Taaj, bënë transferime tek ndonjë individ ndaj të cilit ishin vendosur sanksione. Por vihej në dukje  kur individët ishin në gjendje të bënin transferime me to, duke përdorur emra dhe numra të shumtë, një shkelje e ligjit Somali.

Një burrë kishte përdorur 24 emra tek këto katë kompanive, thoshte raporti.

Të katër kompanitë thanë se nuk i lejonin klientët të përdorin identitete të shumta ose numra telefoni. Kompania Dahabshiil gjithashtu tha se e kishte ndaluar kryerjen e transferimeve midis Somalisë dhe Jemenit.

Kompanitë nuk thanë nëse gjashtë burrat e përmendur në raport janë në bazat e tyre të të dhënave.

Përveç al Hayashi - i vetmi nën sanksionet e SHBA - tre të tjerë emrat e të cilëve shfaqen në transaksionet e dyshuara u identifikuan si tregtarë të dyshuar të armëve në raportet publike nga paneli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për Somalinë.

Pak somalezë kanë llogari bankare. Kompanitë e transferimit të parave - shpesh të njohura si haëalas - janë jetike për aktivitetin ekonomik dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco