Kremlini akuzon Uashingtonin:  ‘Prapa protestave në Bjellorusi qëndroni ju’

Kremlini akuzon Uashingtonin: ‘Prapa protestave në Bjellorusi qëndroni ju’

10:17, 17/09/2020

Protestat masive që nga zgjedhjet e 9 gushtit të shoqëruara nga akuza të manipulimit të votave kanë paraqitur kërcënimin më të madh deri më tani për Lukashenko dhe mbështetja e Kremlinit është bërë jetike për shanset e tij për të zgjatur qeverisjen.

Të mërkurën, Sergei Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë SVR, akuzoi Uashingtonin se po punonte në prapaskenë për të përmbysur Lukashenkon në një grusht shteti

"Në thelb po flasim për një përpjekje të maskuar dobët për të organizuar një tjetër ‘revolucion me ngjyra’ dhe një grusht shteti anti-kushtetues, qëllimet dhe objektivat e të cilit nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve Bjellorusë," u citua ai nga agjensia e lajmeve RIA.

Rusia ka fajësuar prej kohësh Perëndimin për revolucione të tilla si Revolucioni i Trëndafilave i Gjeorgjisë 2003 dhe Revolucioni Portokalli i Ukrainës 2003-04, në të cilin Rusia tha se Perëndimi mbështeste protestuesit.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu fluturoi në Minsk të mërkurën dhe zhvilloi bisedime me Lukashenko, i cili tha se i kishte kërkuar Putinit të furnizonte Bjellorusinë me disa lloje armësh.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco