Uragani Sally godet zonën juglindore të SHBA-së, vdes një person

Uragani Sally godet zonën juglindore të SHBA-së, vdes një person

09:35, 17/09/2020

Uragani Sally ka goditur bregun afër vijës Florida-Alabama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mërkurën, duke lënë të vdekur një person dhe duke shkaktuar shumë dëme materiale.

Kjo stuhi ka lënë më shumë se gjysmë milioni amerikanë pa energji. Ky uragan ka goditur këtë pjesë të SHBA të mërkurën por vazhdoi të dobësohet të enjten.

Sipas raportimit të mediave të atjeshme rreth 550 mijë persona kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sally ka mbërri në Gulf Shores në Alabama me orën lokale 04:45 të mërkurën dhe maksimumi i shpejtësisë së erës ishte 169 kilometër në orë, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco