Arrestohen 17 persona në Holandë/ Operacion ndërkombëtar në 10 vende kundër trafikut të drogës

Arrestohen 17 persona në Holandë/ Operacion ndërkombëtar në 10 vende kundër trafikut të drogës

17:00, 16/09/2020

Ditën e sotme, policitë e disa vendeve europiane kanë ekzekutuar 17 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një rrjeti kriminal të trafikut të drogës.

Sipas forcave holandeze të sigurisë, “këto arrestime u kryen në sajë të informacioneve të përgjuara në sistemin e koduar telefonik të EncroChat të përdorur nga krimi i organizuar”.

Aksioni, i kryer në bashkëpunim me policitë belge dhe spanjolle, çoi në arrestimin e 17 personave të moshës nga 25 në 68 vjeç.

“Operacionet u kryen njëkohësisht në dhjetëra vende në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Hungari dhe Sllovaki”, theksoi policia holandeze, duke shtuar se u sekuestruan drogë, armë, makina dhe para’.

“Shumica e të dyshuarve dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe aktivitete të pastrimit të parave. Disa janë akuzuar gjithashtu për armëmbajtje pa leje”, shtoi policia.

Holanda u ka kërkuar autoriteteve belge dhe spanjolle për ekstradimin e të dyshuarve të arrestuar në vendin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco