Të ardhurat nga reklamat, sa para mund të humbasë platforma X?

Të ardhurat nga reklamat, sa para mund të humbasë platforma X?

14:19, 26/11/2023

Platforma në pronësi të Elon Musk mund të humbasë deri në 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat deri në fund të vitit pasi dhjetëra marka të mëdha ndalojnë fushatat e tyre, raportoi Neë York Times.

Arsyeja e eksodit të madh të reklamuesve ishin komentet antisemite me të cilat Elon Musk duket se ishte dakord. Kjo ka bërë që kompanitë si Ëalt Disney dhe Ëarner Bros Discovery të ndalojnë reklamat në platformë.

Dokumentet e brendshme të cituara nga Neë York Times në raport tregojnë se ka më shumë se 200 fushata nga kompani duke përfshirë Airbnb, Amazon, Coca-Cola dhe Microsoft, shumë prej të cilave kanë ndaluar ose po mendojnë të ndalojnë reklamat në ‘X’.

 

Nga tetori 2022, kur Musk bleu edhe Tëitter-in, reklamuesit po largohen nga platforma. Shumë shprehën shqetësimin për zgjedhjen e Musk për të rikthyer disa llogari të lidhura me gjuhën e urrejtjes.

Të ardhurat nga reklamat e platformës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë të paktën 55% nga viti në vit çdo muaj që kur Musk bleu Tëitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco