'Krim, përgjegjësit të marrin dënimin e merituar', Çeku për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

'Krim, përgjegjësit të marrin dënimin e merituar', Çeku për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë

12:00, 31/08/2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Çeku ka thënë se djegia e këtij objekti është krim dhe përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar.

“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale.” – ka premtuar ai.

Reagimi i tij:

Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t'i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco