Në Poloni nisin provat e shfaqjes “The Best European Show”, një ko-produksion i TKK

Në Poloni nisin provat e shfaqjes “The Best European Show”, një ko-produksion i TKK

14:20, 22/08/2023

Në Opole të Polonisë , qytetin ku revolucionari i fundit i teatrit, Jerzy Grotowski zhvilloi laboratorin e tij teatror, filluan provat e shfaqjes “The Best European Show” , një ko-produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta.

Shfaqja trajton problemet me të cilat sot ballafaqohet Evropa përmes një jurie teatrore e cila mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane.

Teksti: Marko Bratush & Haris Pashoviq

Regjisor: Haris Pashoviq

Luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Ibrahim Koma dhe Paola de Crescenzo.

Kompozitor: Trimor Dhomi

Dramaturg: Sean Buhagiar

Asistent Regjisor: Aleksander Dulak

Disejner i dritave: Claudio Coloretti

Skenograf dhe Kostumograf: Krystian Szymczak

Datat e premierave në teatrot partnere:

Opole – Poloni: 13 tetor 2023

Parma – Itali: 21 tetor 2023

Valeta – Maltë: 9 shkurt 2024

Nova Gorica – Slloveni: 16 prill 2024

Prishtinë – Kosovë: 25 prill 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco