“Disney” lajmëron se vazhdimet e filmave “Zootopia”, “Frozen” dhe “Toy Story” janë në progres

“Disney” lajmëron se vazhdimet e filmave “Zootopia”, “Frozen” dhe “Toy Story” janë në progres

15:57, 14/02/2023

Shefi ekzekutiv i Disney ka njoftuar se “Toy Story”, “Frozen” dhe “Zootopia” do të kenë vazhdime. Bob Iger është shprehur se studioja e animacionit “Disney” është “në punë e sipër”.

Ndërkohë , kjo kompani zbuloi edhe rënien e parë në shifrat e abonentëve që prej lansimit të platformës Disney+ në  vitin 2019. Iger shtoi se  do të shkurtojë 7000 vende pune që tregon një lëkundje të madhe të gjigandit të argëtimit.

Me një thirrje drejt investitorëve, Iger foli edhe për planet e tij për të monetizuar disa prej rrëfimeve më të famshme.

“Jam shumë i lumtur të bëj me dije se kemi pjesë të tjera nga studiot tona të animacionit për disa prej përrallave më të njohura: ‘Toy Story’, ‘Frozen” dhe ‘Zootopia’. Do të flasim më shumë për këto produksione në vazhdim, por ky është një shembull i mrekullueshëm se si po mbështetemi tek rrëfenjat dhe markat tona të pakonkurrueshme”.

“Frozen” do të pasohet me një film të tretë, ndërsa për “Zootopia” do të jetë realizimi i pjesës së dytë të saj. Deri më tani ka 4 filma “Toy Story”, kurse gjatë vitit të shkuar u shfaq edhe “Lightyear”, kushtuar personazhit Buzz, shkruan People, përcjell Klankosova.tv.

Pushimet nga puna përbëjnë rreth 3.6% të stafit të Disney në mbarë botën dhe planifikojnë të kursejnë 5.5 miliardë dollarë dhe ta kthejnë platformën Disney+ në një gjenerator përfitimesh. Iger u shpreh se nuk “e mori lehtë këtë vendim”.

Plani i ristrukturimit të kompanisë do të ndahet në tre segmente: argëtimi, ku përfshihen filmi, televizioni dhe streaming, sport dhe parqet Disney e produktet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco