SHËN-VALENTINI

SHËN-VALENTINI

11:35, 14/02/2023 Nga Mehmet Elezi
VARGJE POPULLORE PËR DASHURINË
- fragmente -
1. MOJ E MIRA NË HIJE TË BLINIT
- Moj e mira në hije të blinit
T’u ka shkye këmisha skaj gjinit
E të ka dalë cica pahiri.
Falja pak këtij jetimi!
- Jetimzeza çka asht kah lyp?
- Nji copë bukë me ‘i kokërr krypë.
- Paj po druej se po t’jet n’fyt!
2. NË ATË LIVADH KUSH PO MBLEDH SANË?
Në atë livadh kush po mbledh sanë?
Nji syzezë me pshtjellak të gjanë *)
Krejt livadhin ma ka zanë!
A je nuse, a je zanë?
--------
*) Fund leshi me pala të imta e zbukurime, pjesë e veshjes së nuses në Tropojë
3. DJALË, N’KOFSH BA MARAK NË MUE
- Moj e mira, synë e zi
Fort jam ba marak në ty!
- Djalë, n’kofsh ba marak në mue
Merr manxerren *), del në krue!
-----
*) Pushkë Mauzer, prodhim gjerman.
4. PLUMIN E PUSHKËS E PRES ME DHAMË
Kur ta ndiej çikë zanin tand
Drrasa e dhé *) i qes n’njan’anë
Fluturim çohna në kamë
Plumin e pushkës e pres me dhamë
Gjylja e topit s’ka ç’ka m’ban!
-------
*) Dërrasat e dheun e varrit. Djali që thotë kështu është i vdekur.
5. S’KANKE KANË *) JARAN PËR MUE
S’kanke kanë jaran për mue
Dje m’ke puthë, sot ke kallxue!
----
*) S’paske qenë
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco