"Vëllau i madh" ose mjerimi ynë kulturor

14:45, 12/02/2023 Nga Zejnullah Jakupi

E përgëzova për analizën fenomenale kushtuar gazetës legjendare „Rilindja“ Enver Robellin, gazetë kjo e cila si sot më 12 shkurt 1945 kishte filluar botimin e cila u mbyll më 7 gusht 1990 nga pushteti i dhunshëm serb, një muaj pasi delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, shkruan Enver Robelli.
Por shumë pak ose aspak nuk po shkruhet për zhvillimet aktuale në fushën e medieve ndaj të cilave nuk po flasim fare, as kritika as gazetat as askush… Ky është "Big Brother"-i, i cili pas ca vitesh, do ketë gjenerata të tjera që do të falsin për një format të tillë televiziv, sikur tani për një gazetë legjendare si Rilindjen, të vetmen e këtij lloi në kohën nga 1945 deri më 1990-tën.
Prandaj do ishte e nevojshme që të shkruhen edhe kritika për zhvillime të tilla, sepse po ndodhin gjëra – po eksperimentohen për herë të parë. Për këtë nuk po flitet, ose nuk po i intereson askujt.

"Big Brother", në anglisht do të thotë „Vëllau i madh“. Po si na erdhi vëllau i madh e po na qanë hallin?! Pra ca vitesh, pikërisht që kur Big Brother filloi për herë të parë të emitohet në Holandë në vitin 1999, nuk pushuan „grindjet“, thashethemet dhe intrigat. Edhe më keq. Kjo murtajë na zuri edhe neve- shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Vëllau i madh po na mban ( ose po i mbanë ata - llumin) pran ekraneve çdo natë me orë të tëra, ose më mirë të themi çdo javë, ose njëherë në javë, por tërë ditën. Para se të vinte në TV- Big Brother- i kishim debatet si grindje. Në parlament grindje, në debat grindje në Big Brother grindje. Atëherë domosdoshmërisht vijmë tek nocioni tashmë i përhapur në Evropën Perëndimore si „shoqëria grindavece“.

Shkenca e medieve e ka konstatuar që moti se „Big Brother është krijuar për të tërhequr dhe mbajtur një audiencë që, në një kontekst komercial, do t'i shitet ofertuesit më të lartë. Ai përdor njerëz 'të vërtetë' në lloje të caktuara situatash 'reale', por i zgjedh dhe i manipulon ata për të prodhuar narrativë, dramë dhe konflikt.“

Televizioni, TV Klan/Klankosova fiton nga ky tension midis pamjes dhe realitetit duke siguruar që shikuesit duhet të gjykojnë vetë se cilët nga konkurrentët janë të vërtetë. Në fakt, audienca kënaqet duke debatuar mbi pamjen dhe realitetin e njerëzve të zakonshëm në shfaqjet e lojërave të realitetit. Potenciali për thashetheme, opinione dhe hamendje është shumë më i madh kur shikoni shfaqje lojërash të realitetit, sepse ky format hibrid u kërkon hapur shikuesve të vendosin jo vetëm se kush fiton apo humbet, por kush është i vërtetë apo i rremë në mjedisin e Big Brotherit.

Nëse ne shkruajmë sot- pas 30 vitesh do na citoj ndokush- do jetë histori e kaluar.
Duke parë se të gjithë po vrapojnë për të hyrë në Big Brother- dhe fenomeni ka marrë përmasa mjeruese kulturore jam duke përgatitur një analizë, së shpejti. Natyrisht shpresoj se edhe ekspertë të gazetarisë që marrin rroga në UP dhe ushtrojnë profesionin e profesorit, asistentit të merren me hulumtime ose të inicojnë hulumtime të tilla. E njëta vlenë edhe për gazetat online dhe rubrikën e kulturës nëse e kanë një të tillë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco