‘Kopraci’ i Molierit, një përshtatje mjeshtërore për publikun shqiptar

‘Kopraci’ i Molierit, një përshtatje mjeshtërore për publikun shqiptar

11:20, 01/05/2019

Shkruan: Reshat Sahitaj

Inspirimi i Molierit dhe  rrëfimi

“Koprraci” është një komedi që Molieri ishte inspiruar nga autori i njour romak  T.M.Plautus e madje pjesa më e madhe e kësaj  komedie  është një  imitim që ishte shkruar 200 vjet para E. Re nga Plaute njëri ndër krijuesit më të njohur të letërsisë latine,  e i cili poashtu e kishte shkruar i inspiruar nga autoret e Greqisë së lashtë. Mirëpo,  Molieri ka bërë ndryshime radikale duke shtuar personazhe të reja të cilëve  ua  shton karakteret, ndërsa përsonazhi kryesor Harpagoni pasurinë e tij e ka fituar vetë e jo si në shkrimin e Plautusit ku kryepersonazhi deri në pleqëri është i varfër e kah fundi i jetës  e gjen një qyp më lira.  

Ngjarja zhvillohet në Paris. Harpagoni është një i pasur i cili i ka dy fëmijë në moshen adoleshente  Kleanti dhe Eliza. Harpagoni fanatikisht e ruan thesarin e tij të fshehur dhe jo vetëm që nuk besim në askë, por nuk shpenzon asgjë perveç nevojave elementare për të jetuar prej nga lindë ideja : Më ngrënë për të jetuar e jo për të jetuar më ngrënë. Kleanti është i dashuruar në Marianën një vajzë e bukur por që babai i djalit   Harpagoni e dëshiron të martohet më këtë vajzë të re.Eliza është dashuruar në djaloshin Valer që për t’iu afrue kësaj vajze është punësuar si shërbëtor kryesor  të babai i saj.

Drama fillon kur Kleanti mëson se babai po përgatitët të shtrojë darkë për ta futur në grackë e të martohet më Marianën ku në të njejtën natë e kishte ftuar Anselmin një i moshuar dhe i pasur që ta fejonte më vajzën Eliza.Motra dhe vëllau e kuptojnë që babai i tyre po ua shkatërronte ëndrrat e dashurisë ngritën kundër prindërit të tyre, por pa sukses.

Më ardhjen e Anselmit për të kërkuar dorën e vajzës Eliza, dhe zbulimin e identitetit të tij tani zberthehet enigma,  ku Valeri dhe Mariana dalin fëmijë të te pasurit Anselm. Valeri martohet më Elizën vajzen e Harpagonit, ndërsa Mariana më Kleantin djalin e Harpagonit i cili pajtohet më këto dy martesa por nuk pajtohet që të paguaj asgjë për shpenzime të dasmës.

 

Elmaze Nura me një vizion bashkëkohor

 

Regjisorja Elmaze Nura më punën dhe sukseset e saj në Kosovë dhe në skenat ndërkombëtare,   tanimë është shndërruar në  simbol të një regjisore të sukseshme më të cilën duhet të krenohemi jo vetëm komuniteti artistik , por mbarë vendi ynë, mirëpo ne më shumë i vlerësojmë  kacafytjet dhe forcën fizike sesa atë intelektuale. Kudo në botë personalitetët poltike i përkrahin dhe përkulën para  regjisorëve, aktorëve, shkrimtarëve, këngëtarëve, piktorëve… , e në Kosovë respektohen dhe përkrahet forca fizike.

Një situatë e njejtë siç janë duke e përjetuar komuniteti ynë intelektual  ka ndodhur edhe në Francë para 300 vitesh kundër atyre regjisorëve dhe aktorëve dhe shkrimtarëve që permes shkrimeve të tyre i luftonin padrejtësitë e njëri prej tyre që pësoi ishte edhe vetë Molieri ku mbreti dha urdhër të varrosej tetë metra thellë , por më kalimin e kohës emri i Molierit u bë I njohur në tërë botën e I mbretit mbeti aty ku ishte. Elmaze Nura jo vetëm më këtë shfaqje , por edhe më shfaqje tjera të mëparshme e ka konfirmuar se ka aftësi të bëjë regji të lakmueshme, e që në shumicën e atyre regjisorja I ka kritikuar fenomenet negative të shoqërisë sonë.

Vënia në skenë e komedisë “Koprraci” nga Molieri më regji të Elmaze Nurës, është një risi e madhe jo vetëm pse regjisorja e ka përzgjedhur këtë autorë botëror, por për faktin së këtë autor e ka adaptuar dhe përshtatur në kontekstin bashkëkohor. Nëfakt  komedia “Koprraci”  çdo here është konsideruar bashkëkohore si ne vitin 1668 kur u shfaqë për herë të parë e deri në ditët e sotme.

 Kryepërsonazhi Harpagoni është përfaqësues i një gjenerate të kalaur,  ndërsa Valeri i gjeneratës bashkëkohore. Sikur shikuesit të sotëm shqiptar të mos ia tregonim emrin e autorit të famshëm  , “Koprraci” me regji të Elmaze Nurës secili do kishte menduar se kjo komedi është shkruar nga një autor ynë, ngase regjisorja e ka sjellur në Kosovë dhe e ia ka përshtatur mentalitetit shqiptar si ne veshje, skenografi dhe në interpretim.

Harpagoni përfaqëson gjeneratën e kaluar dhe të prapambetur, madje në tetrot franceze regjisoret Harpagonin e dallojnë nga personazhet tjera duke e veshur me rroba të demoduara të së kaluarës që rinia i urren, e njeta gjë ndodh edhe më regjisorën Elmaze Nura e cila kujdeset për veshjen dhe sjelljet  e demoduara të personazhit Harpagon në gjuhën shqipe. Nuk është e mjaftueshme që Harpagoni të dallohet më tekstin e tij kundër djalit tëvetë , apo me dyshimet se çdokush që i afrohet është hajn, gjë që Harpagoni i regjisorës sonëështë personazh i ditëve tona si ne veshje edhe në sjellje.

 

Interpretimi i trupës ferizajase

 

Pa dashur të ndalëm në analizën e lojës së një aktori, fillimisht mendoj se aktorët e trupës së Teatrit ferizajas secili në mënyrën e tij interpretuan natyrshëm dhe në harmoni më kerkesat e regjisorës dhe të përshtatur më tekstin.

Bashkarisht në të njejtin moment e në të njejtën kohë dhe hapësirë  arritën t’i koordinojnë lëvizjet dhe dialogjët. E tërë trupa ishte e thelluar në rolin e tyre ku secili e mendonte vetën se është duke e jetuar jetën e personazhit e jo siç kemi raste të shumë aktorë shqiptarë të cilët gjatë lojës në skenë e mendojnë vetën se si do i bëjë përshtypje dashnorës të cilën e ka në sallë.

Mevlan Saraçi në rolin e Harpagonit dhe Jajush Ramadani në rolin e Kleantit, janë dy përsonazhet mbi të cilat regjisorja ka vu barren kryesore të kësaj komedie, vendim i arsyeshëm ngase këta dy aktorë më pamjen e tyre fizke dhe më lojën e tyre të shkëlqyeshme kanë arritur të zbrazin mllefin i biri kundër babait e babai kundër të birit dhe të krijojnë mbresa të publiku së këta vertetë janë babe e djalë.

Mevlan Saraçi, na paraqitët  me pamje të një aristokrati të plakur e të lodhur, por kur vjen në pyetje ruajtja e thesarit të tij , ky këndellët dhe forcohët e sidomos forca e tij i vjen edhe më shumë kur bëhet fjalëtë martohet më vajzen e re Marianën e madje e xhelozon djalin tij që I bëhet rival në dashuri.

Në anën tjetër aktori Jajush Ramadani me lojën dhe gjestët e tij të matura na e plotëson skenën dhe shumë bindshëm luan dashnorin e pa fat ku për kundërkandidat në dashuri e ka babain i cili është i pasur dhe i varur nga pasuria e tij.

Blin Sylejmani në rolin e Valeri-t,e ka realizuar rolin e tij në mënyrë të përkryer aqë sa më lojën e tij publikun e bënë të vuaj për fatin e tij I cili për hir të dashurisë për Luizën detyrohet të përulë dinjitetin e tij gjatë bisedës më babain e saj. Blin Sylejmani I ngarkuar më rolin e Valerit që është shumë kompleks dhe kërkon shumë ndryshime të gjendjes shpirtërore brenda një kohe tëshkurtër , ky actor i aka arritur me me sukses të interpetoj personahin e tij natyrshëm. Blin Sylejmani para babait të vajzës duhet që nga një I dashuruar marrëzisht të shndërrohet në një djalosh indifferent e madje qëndrimi I tij t’i përshtatet babait tëLuizës , ndërsa gjatë takimit më Luizën e shohim djaloshin e dashuruar sikur të mos ishte ia i mëparshmi.

Doruntina Xhemajli në rolin e Marianës dhe  Urata Shabani në rolin e  Elizës, janë dy aktore që rolet e tyre I kanë realizuar për mrekulli. Doruntina dhe Urata në rolet e tyre janëdy vajzave të pafajshme e të dashuruara e që për fatin e tyre të keq në realizimin e dashurisë se tyre u dalin pengesa nga Harpagoni që njëra e ka prind e tjetra pretendues për ta martuar.

Vjosa Abaziqë e interpreton  Frosina një femër intriguese, është shumë e bindshme në rolin e saj sifemër e cila e bind Harpagonin të martohet me një vjazë të re duke shpresuar se do paguhet për punen e saj. Vjosa Abazi ka hy në shpirtin e personazhit Frosina më tërë qenie e saj. Aktorja Vjosa Abazi si me veshje edhe më sjellje dhe gjeste na paraqitët shumë e natyrshme gjatë lojës së saj.

Ali Krasniqi në rolin e  usta Jaku dhe Milot Salihu në rolin e Shigjetës edhepse janë role periferike këta dy akatorë më interpretim shumë brilant  e kanë plotësuar tabllon e trupës së kësaj shfaqjeje.

Poashtu aktori Sherif Bega edhepse më paraqitijen tij të shkurtër për publikun mbetët një personazh që nuk harrohet ngase kyështë zbërthimi i tërë enigmes së kësaj ngjarjeje e që aktori ynë na shfaqet më një interpretim dinjitoz.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco