Instrumentalizimi i një miqësie Kosovë-SHBA/ Libri më i ri Ambasadorit Lauka i cili qartëson disa dilema në të cilat po kalon vendi

Instrumentalizimi i një miqësie Kosovë-SHBA/ Libri më i ri Ambasadorit Lauka i cili qartëson disa dilema në të cilat po kalon vendi

16:41, 22/10/2020


Këto ditë, doli nga shtypi libri im i fundit, "Instrumentalizimi i një miqësie (Kosov?-SHBA).
Me këtë rast, dua t’i shpreh mirënjohjen time shkrimtarit dhe botuesit të njohur, Nazmi Rrahmani, që në këtë kohë të vështirë, mori përsipër botimin e këtij libri.
Më poshtë, gjeni njofitmin për media  shtëpis botuese “Faik Konica”, lidhur me botimin e librit tim.
Njoftim për media:
Doli nga shtypi libri më i ri i autorit dhe diplomatit Dr. Islam Lauka, me titull: “Instrumentalizimi i një miqësie (Kosovë-SHBA)
Çështja themelore që shtrohet në këtë libër është:
Si duhet të veprojnë Kosova, Shqipëria dhe, përgjithësisht, shqiptarët, kur administrata e aleatit të tyre strategjik i ndryshon qëndrimet e veta në raport me ta, aq më tepër, kur ky ndryshim rrezikon të dëmtojë interesat e tyre kombëtare dhe shtetërorë


Por libri ngre edhe një numër pyetjesh shumë të rëndësishme si: Cila është strategjia e administratës Tramp në bisedimet Kosovë- Serbisë A është në dëm, apo në favor të Kosovs marrëveshja e 4 shtatorit në Uashingtonë Cila është hierarkia e interesave në politikën e jashtmëme.

Si erdhëm deri tek Gjykata Speciale, cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj kësaj gjykate dhe çfarë e pret Kosovën pas sajë . A janë të afta partitë për të siguruar kohezionin shoqëror që i duhet Kosovës në këtë fazë kritike të zhvillimit të sajë. A është momenti për të shtruar çeshtjen e bashkimit kombëtar shqiptarë?


Ambasadori Islam Lauka përpiqet që këyre pyetjeve t’u japë përgjigje në mbi 200 faqet e këtij libri, bazuar në teoritë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analizën politike kritike.


“Në këto kushte paqëndrueshmërie e paqartësie, interesat shtetërore dhe kombëtare duhet të jenë ideologjia jonë, ylli polar i Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, busulla që do t`i orientojë gjithmonë drejt, në rrugën e bashkëpunimit, por edhe të konkurrencës me shtetet dhe kombet e tjera.”, (citim nga libri, faqe 34).
Libri mund të porositet online në faqen e Librarisë Konica, në Facebook dhe Instagram, si dhe në libraritë: Artini, Dukagjini, Buzuku etj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco