Pas krizës së Botërorëve, Italia zgjedh shpëtimtarin: Mancini rikthehet në stolin e ‘Azzurrëve’

Pas krizës së Botërorëve, Italia zgjedh shpëtimtarin: Mancini rikthehet në stolin e ‘Azzurrëve’

13:26, 28/07/2026

Roberto Mancini është trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, gjatë mbledhjes së Këshillit Federal.

“Mancini është trajneri i ekipit kombëtar të Italisë”, mësohet të ketë deklaruar Malagò, duke i dhënë fund procesit të kërkimit për pasuesin e Gennaro Gattuso, i cili u largua nga drejtimi i “Azzurrëve” pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Kthimi i Mancinit në stolin e Italisë përbën një rikthim pas një periudhe të suksesshme në të kaluarën. Tekniku 61-vjeçar udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Kampionatin Europian “Euro 2020”, ku skuadra italiane mposhti Anglinë në finalen e zhvilluar në “Wembley”.

Megjithatë, aventura e tij e parë me kombëtaren përfundoi në mënyrë të hidhur, pasi Italia dështoi të siguronte pjesëmarrjen në Botërorin 2022 dhe më pas Mancini dha dorëheqjen në gusht të vitit 2023.

Krahas emërimit të Mancinit, pritet që Federata Italiane të zyrtarizojë edhe rolin e drejtorit teknik, ku emri i përfolur është ai i Claudio Ranieri. Ai pritet të marrë një rol drejtues në projektin e ri të federatës, që synon të rikthejë Italinë në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.

FIGC ka nisur një riorganizim të thellë pas krizës së rezultateve, ku Italia ka humbur dy Botërorët e fundit dhe tashmë synon një rikthim të fuqishëm në skenën botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco