VIDEO/ Freiburg-Aston Villa, mbyllet pjesa e parë në avantazh të dyfishtë

VIDEO/ Freiburg-Aston Villa, mbyllet pjesa e parë në avantazh të dyfishtë

22:00, 20/05/2026

Finalja e Europa League në Stamboll po dhuron spektakël, teksa Aston Villa po kryeson me rezultat komod 2-0 ndaj Freiburg pas 45 minutave të para.

Skuadra angleze e drejtuar nga Unai Emery ka treguar eksperiencën dhe cilësinë në finalen europiane, duke marrë kontrollin e ndeshjes që në minutat e para.

Protagonist absolut ishte Emiliano Buendía, i cili realizoi një eurogol spektakolar që ndezi tifozët anglezë në stadium.

Aston Villa arriti të shfrytëzojë maksimalisht hapësirat në mbrojtjen e Freiburgut, duke shënuar edhe golin e dytë para fundit të pjesës së parë dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut.

Nga ana tjetër, Freiburgu po vuan presionin e finales së parë europiane në historinë e klubit dhe nuk ka arritur të reagojë ndaj ritmit të lartë të anglezëve.

https://streamin.link/v/dcf816f1

https://streamin.link/v/e698d3a7

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco