Braziliani Silvinjo nuk është më në drejtimin e Kombëtares shqiptare, pasi ka ndërprerë bashkëpunimin me FSHF-në, me këtë të fundit që ka emëruar në vend të tij italian Rolando Maran.
Tekniku brazilian, një ditë pas konferencës për shtyp ku u zyrtarizuan ndryshimet, ka dhënë lamtumirën edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, me një mesazh kushtuar tifozëve, por edhe me një video emocionuese të rrugëtimit të tij në vendin tonë.
MESAZHI I SILVINJOS
Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime!
VIDEO
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: