Barcelona ndryshon plan për Rashfordin, thelbësor mendimi i Flick-ut

Barcelona ndryshon plan për Rashfordin, thelbësor mendimi i Flick-ut

14:28, 20/05/2026

Barcelona po lëviz konkretisht për të siguruar vazhdimësinë e Marcus Rashford-it në skuadër. Sipas raportimeve nga mediet katalanase, trajneri Hansi Flick e konsideron sulmuesin anglez një pjesë të rëndësishme të projektit të tij taktik dhe dëshiron ta mbajë edhe për sezonet e ardhshme.

Fillimisht, drejtuesit katalanas kishin lënë mënjanë idenë për shkak të vështirësive ekonomike dhe kufizimeve të ‘Fair Play-t Financiar’, por situata ka ndryshuar falë gatishmërisë së vetë lojtarit për të ndihmuar klubin.

Rashford raportohet se ka shprehur qartë dëshirën për të vazhduar te Barcelona dhe është i gatshëm të bëjë sakrifica financiare për të realizuar marrëveshjen. Sulmuesi anglez ka pranuar mundësinë e shpërndarjes së pagës në një kontratë afatgjatë, madje edhe uljen e një pjese të rrogës, vetëm për të qëndruar në “Camp Nou”.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet marrëveshja me Mançester Junajtid. Klubi anglez nuk dëshiron të bëjë ulje nga shuma prej 30 milionë eurosh e parashikuar për blerjen përfundimtare të kartonit. Drejtuesit e United besojnë se kjo vlerë është tashmë më e ulët se çmimi real i lojtarit në treg.

Nga ana tjetër, Rashford nuk dëshiron rikthimin te “Djajtë e Kuq” dhe është i vendosur të bllokojë çdo transferim tjetër që nuk lidhet me Barcelonën.

Formula që po fiton më shumë terren në orët e fundit është ajo e një huazimi të ri me detyrim blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm, me një çmim më të ulët. Kjo do t’i lejonte Barcelonës të shmangte kostot e menjëhershme dhe të fitonte më shumë kohë për të sistemuar financat e klubit.

Në “Camp Nou” nuk ka nxitim dhe drejtuesit katalanas besojnë se me kalimin e kohës Manchester United mund të detyrohet të bëjë kompromis për të mbyllur marrëveshjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco