Fishkëllima të forta për Real Madridin para ndeshjes me Oviedon në ‘Bernabéu’

Fishkëllima të forta për Real Madridin para ndeshjes me Oviedon në ‘Bernabéu’

21:57, 14/05/2026

Atmosferë e tensionuar ka shoqëruar mbërritjen e Real Madridit në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’, pak para sfidës së LaLiga-s kundër Real Oviedos.

Sipas raportimeve, autobusi i skuadrës është pritur me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve madrilenë, të cilët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre ndaj ekipit.

Reagimi i tifozëve lidhet kryesisht me rezultatet e fundit të “Los Blancos”, përfshirë humbjen ndaj Barcelonës, që shpalli rival♪7t e përjetshëm kampionë.

Kur autobusi i skuadrës mbërriti në ‘Bernabéu’, disa tifozë e pritën me fishkëllima të forta, duke krijuar një atmosferë të nxehtë përpara ndeshjes. Mesazhi i tyre ishte i qartë: pakënaqësi me formën e ekipit dhe kërkesë për reagim të menjëhershëm në fushë.

Sipas medieve spanjolle, kjo nuk është hera e parë që Real Madridi përballet me reagime të tilla këtë sezon, sidomos pas rezultateve negative në ndeshjet vendimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco