Përralla vazhdon, Mjallby shkruan historinë me ‘dopietë’ në Suedi

Përralla vazhdon, Mjallby shkruan historinë me ‘dopietë’ në Suedi

19:39, 14/05/2026

Klubi i vogël suedez, Mjällby AIF, vazhdon të mahnisë botën e futbollit me historinë e tij të jashtëzakonshme. Skuadra nga një fshat peshkatarësh me vetëm 1.500 banorë ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Suedisë, duke kompletuar një sezon të paharrueshëm.

Në finalen e zhvilluar në stadiumin kombëtar suedez, Mjallby triumfoi 2-1 ndaj Hammarby-t dhe siguroi “dopietën” historike, pasi më herët kishte fituar edhe titullin kampion në Allsvenskan për sezonin 2025.

Ky sukses konsiderohet një mrekulli sportive për klubin modest nga juglindja e Suedisë, i cili deri pak vite më parë ishte larg elitës së futbollit skandinav. Tani, Mjallby po jeton periudhën më të artë të historisë së tij.

Fitorja në Kupën e Suedisë jo vetëm që vulosi dominimin vendas të skuadrës, por i hapi gjithashtu dyert edhe për aventurën e parë europiane. Si kampion i Suedisë, Mjallby do të marrë pjesë në fazat paraeliminatore të UEFA Champions League, duke debutuar për herë të parë në arenën kontinentale.

Për tifozët e klubit dhe banorët e vegjël të qytetit, kjo është një histori që duket si një përrallë futbolli. Stadiumi “Strandvallen” pritet të përjetojë emocione të jashtëzakonshme në fund të muajit korrik, kur skuadra suedeze do të luajë ndeshjen e saj të parë në eliminatoret e Championsit.

Suksesi i Mjallby-t po shihet si një simbol i futbollit romantik, ku një klub i vogël, me burime të kufizuara, arrin të sfidojë dhe të mposhtë skuadra shumë më të mëdha dhe më të pasura.

Në një epokë të dominuar nga gjigantët financiarë të futbollit europian, historia e Mjallby-t rikthen besimin se ëndrrat në futboll vazhdojnë të ekzistojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco