Lojtarët e Chelseat u grindën për penalltinë, Pochettino: U sollën si fëmijë

Lojtarët e Chelseat u grindën për penalltinë, Pochettino: U sollën si fëmijë

11:40, 16/04/2024

Chelsea fitoi 6-0 përballë Everton, në një mbrëmje ku londinezët dominuan gjithçka, por që gjithashtu solli një episod të pakëndshëm.

Në pjesën e dytë, kur sfida ishte 4-0, Chelsea fitoi një penallti dhe Madueke, Jackson e Palmer “diskutuan” fortë me njëri-tjetrin se kush do ta merrte përsipër ekzekutimin.

Në fund Palmer shënoi, teksa kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Pochettino-s.

“U thashë lojtarëve që nuk mund të silleni në këtë mënyrë. Kjo është hera e fundit që do ta pranoj këtë lloj sjelljeje. Ata janë të gjithë të përfshirë në këtë situatë, të gjithë. Herën tjetër do të dalin të gjithë dhe po flas seriozisht. Ishte një shfaqe e shëmtuar, u sollën si fëmijë sepse Palmer është i që i godet penalltitë”, tha argjentinasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco