SHBA zgjedh e NBA-së për Olimpiadën e Parisit, publikohet lista

SHBA zgjedh e NBA-së për Olimpiadën e Parisit, publikohet lista

11:26, 16/04/2024

Olimpi i NBA-së do të zbresë në fushë për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pas listës së parë të grumbullimeve paraprake në janar, sipas një informacioni nga ESPN, kombëtarja amerikane e basketbollit do të jetë e përbërë me yje të vërtetë.

Trajneri Steve Kerr do të luajë për të fituar medaljen e atë olimpike dhe për t’ia dalë mbanë ka vendosur të zbres në fushë yjet e NBA-së, nga LeBron James te Stephen Curry, nga Kevin Durant te Joel Embiid.

Deri më tani janë konfirmuar 11 basketbollistë, ndërkohë që emri i fundit do të vendoset në korrik.

Sipas ESPN, 11 basketbollistët e zgjedhur për Olimpiadë janë: Anthony Davis (Lakers), Devin Booker (Phoenix), Anthony Edwards (Minnesota), Jayson Tatum (Boston), Jrue Holiday (Boston), Bam Adebayo (Miami), Tyrese Haliburton (Indiana), LeBron James (Lakers), Stephen Curry (Golden State), Kevin Durant (Phoenix) dhe Joel Embiid (Philadelphia).

Për herë të parë do të luajë në një Olimpiadë basketbollisti Stephen Curry, ndërkohë që rikthehet LeBron James, që ka luajtur në tri Olimpiada.

Dy basketbollistët e vetëm të ekspeditës amerikane në Botërorin 2023 që kanë mbetur pa medalje janë Haliburton dhe Edwards.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco