Turqit zbulojnë prapaskenat me Ernest Muçin, Fernando Santos kritikoi presidentin e Beshiktashit...

Turqit zbulojnë prapaskenat me Ernest Muçin, Fernando Santos kritikoi presidentin e Beshiktashit...

22:08, 15/04/2024

Mediat turke kanë zbuluar prapaskena shumë interesante sa i përket largimit të Fernando Santos nga Beshiktashi dhe Ernest Muçit, i cili iu bashkua në merkaton e dimrit kësaj skuadre.

Mesa duket, krisjet e trajnerit portugez me drejtuesit e klubit kishin filluar që me diskutimet për të ardhmen e futbollistit shqiptar,

Santos ishte ai i cili insistoi për afrimin e Muçit në janar, por tashmë duket se ka qenë një nga ata që insistonin që ai të shitej përballë ofertave të rëndësishme ekonomike që kishte marrë klubi vetëm pak muaj pas firmës me të.

Mediat turke insistojnë se trajneri portugez kishte një përplasje me presidentin e klubit, Hasan Arat, rreth mundësisë për të shitur për 20 milionë euro Muçin.

“Çdo lojtar i yni duhet të jetë në shitje, sidomos nëse ndonjëri dyfishon vlerën e tij në një kohë kaq të shkurtër. Nuk shfaqen shpesh këto mundësi”, kishte qenë kritika e trajnerit portugez pasi kishte mësuar se Arat kishte refuzuar një ofertë të tillë për Muçin, i blerë për 10 milion euro nga Legia e Varshavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco