Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Armando Sadiku fiton titullin e parë kampion në karrierë

Armando Sadiku fiton titullin e parë kampion në karrierë

18:23, 15/04/2024

Armando Sadiku ka festuar një titull kampion për herë të parë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

Mohun Bagan, me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin 2-1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fund për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër.

Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco