Interi ‘hipotekon’ edhe 3 pikë të tjera për titullin

Interi ‘hipotekon’ edhe 3 pikë të tjera për titullin

22:45, 01/04/2024

Interi bën detyrën ndaj Empolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 dhe duke u afruar edhe më shumë me titullin e 20 kampion në histori, që do të stamposte ne fanellë edhe yllin e dytë.

Zikaltrit vinin pas eliminimit nga Championsi dhe barazimit në shtëpi me Napolin, por ndërprerja dy javore e kampionatit rezultoi të ishte e mjaftueshme për të shëruar plagët dhe për t’u rikthyer te fitorja.

Sfida nisi menjëherë vrullshëm për Interin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 5-të me anë të Dimarcos, i cili u koordinua mjaft mirë mbi vijën e 16-shes dhe dërgoi topin në rrjetë.

Empoli provoi të mos lëshojë, por e kishte të vështirë të bënte diçka më shumë përballë Interit, që në minutën e 81-të gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me kilenin Alexis Sanchez, që shtyu në rrjetë topin pas një pasimi të saktë të Dumfries në zonë.

Pati minuta edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, që u aktivizua në të 69-ën në vendin e Calhanoglu dhe përveç menaxhimit të lojës, provoi edhe të gjejë golin me një goditje nga distanca, por u ndal nga portieri Caprile.

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, duke ruajtur distancën prej 14 pikësh me Milanin ndjekës, teksa titulli kampion duket një formalitet dhe vetëm matematika mban ende pezull hapjen e shampanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco