Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Futbollisti danez e goditi pasi ai ishte i shtrirë, Granit Xhaka nxjerr ‘bishën’

Futbollisti danez e goditi pasi ai ishte i shtrirë, Granit Xhaka nxjerr ‘bishën’

15:42, 24/03/2024

Granit Xhaka vazhdon të jetë lider i Zvicrës, ku si kapiten ishte protagonist në barazimin  pa gola me Danimarkën në Kopenhagë, ndërsa u bë pjesë edhe i një episodi ku kishte kacafytje me Morten Hjulmand.

Mediat zvicerane janë marr shumë me këtë koment të përplasjes mes Xhakës dhe Hjulmand, që ndodhi në minutën e 68-të.

Danezi fillimisht e rrezikoi Xhakën e më pas e goditi atë derisa ishte shtrirë në tokë, e ku pastaj futbollisti shqiptar u përgjigj duke e kapur për fanelle.

‘Nuk bëhen gjëra si ajo. Jam munduar të qëndroj i qetë gjithë sezonin dhe më pas dikush ka ndjenjën se duhet t’i tregojë trajnerit që i takon përbërjes bazë’,  ka thënë Xhaka për veprimin e Hjulmandit.

Xhaka ka thënë se duhet të ketë respekt duke shtuar se pyetjet e tjera duhet t’i bëhen lojtarit danez.

Tutje kapiteni është ndalur te loja, duke thënë se synim i skuadrës ishte ta mbante portën e paprekur, pasi kundër danezëve e nisën ndeshjen me tre mbrojtës qendre.

‘Synimi ishte të mbajmë portën të paprekur pas një kohe të gjatë. Dhe nuk kemi lejuar thuajse asgjë. Ishim më kompaktë, kemi treguar fytyrë tjetër dhe ishim të bashkuar sërish’.

‘Nuk duam vetëm të kujdesemi që të mos pësojmë gola. Duam edhe të fitojmë’, ka thënë Xhaka.

Si pjesë e ndryshimeve të bëra nga përzgjedhësi Murat Yakini ishte edhe mbetja në stol e Xherdan Shaqirit, i cili luajti vetëm në minutat e fundit të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco