Lajmi i fundit

VIDEO+EMRI/ Ekzekutohet me 4 plumba shqiptari në Belgjikë

Verstappen braktis garën, Ferrari ‘skuq’ Australinë, Hamilton jashtë

Verstappen braktis garën, Ferrari ‘skuq’ Australinë, Hamilton jashtë

09:26, 24/03/2024

 

Gara e tretë e sezonit të ri në Formula 1 ka parë dy makinat e Ferrarit në krye, gjë që nuk ndodhte prej dy vitesh, teksa në Çmimin e Madh të Melburnit kampioni në fuqi Max Verstappen u detyrua të tërhiqej në bokse me Red Bullin e tij pas problemeve me frenat.

Ishte Carlos Sainz që ia doli të triumfonte në cirkuitin ‘Albert Park’, ndërsa fill pas tij e mbylli garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, duke kompletuar kështu një sukses të rëndësishëm të skuderisë italiane.

Image

Garë mjaft e mirë edhe për makinat McLaren, me Lando Norris që u ngjit në podium dhe fill pas tij u rendit Oscar Piastri.

Në Çmimin e Madh të Australisë nuk mungoi as paniku, me britanikun George Russel që u përplas në mur me Mercedesin e tij. Piloti tjetër i Mercedes, shtatë herë kampioni i botës Hamilton pati probleme me motorin e makinës dhe pas 17 xhirosh u detyrua të mbyllte garën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco