Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Austria tashmë mban një rekord të ri në futboll

VIDEO/ Austria tashmë mban një rekord të ri në futboll

08:25, 24/03/2024

Futbollisti austriak, Christoph Baumgartner, ka shënuar pas vetëm gjashtë sekondave lojë në miqësoren që Austria e fitoi mbrëmë (e shtunë) me rezultat të pastër 2-0 ndaj Sllovakisë, duke regjistruar kështu golin më të shpejtë në histori të futbollit me kombëtare.

24-vjeçari vrapoi nga mesi i fushës dhe i tejkaloi tre lojtarë para se të bënte një gjuajtje precize nga jashtë zonës e cila përfundoi në cepin e portierit sllovak.

Rekordi i mëhershëm mbahej nga Lukas Podolski i cili gjatë kohës sa përfaqësonte Gjermaninë, kishte shënuar ndaj Ekuadorit në 2013, pasi kishin kaluar vetëm shtatë sekonda nga fillimi i ndeshjes.

Përndryshe, lojtari Andreas Weimann i cili u fut në lojë nga banka rezervë, shënoi golin e fitores për Austrinë, teksa kishin mbetur tetë minuta nga përfundimi i takimit.

Austria po vazhdon përgatitjet për Euro 2024 me ndeshje miqësore ndaj Turqisë, Serbisë dhe Zvicrës. Ata do të përballen në Kampionatin Evropian me Francën, Holandën dhe njërën nga Polonia ose Uellsi.

Çuditërisht, kjo arritje e Baumgartner pothuajse u eklipsua vetëm disa orë më vonë gjatë ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Francës.

Pasi bërë rikthimin e tij në kombëtare, veteranit gjerman Toni Kroos iu deshën vetëm tetë sekonda për të dhuruar një asistim.

Ai nuk humbi kohë pasi ndeshja filloi dhe bëri një pasim të mençur në drejtim të Florian Wirtz, i cili më pas në mënyrë spektakolare e finalizoi aksionin nga një distancë prej 25 metrash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco