Aktivizohet në të gjitha ndeshjet e grupit, Kristjan Asllani luan 200 minuta në Champions me Interin

Aktivizohet në të gjitha ndeshjet e grupit, Kristjan Asllani luan 200 minuta në Champions me Interin

12:34, 13/12/2023

Zikaltrit vërtet arritën vjet në finale, por ai luajti shumë pak.

Kristjan Asllani dhe Interi ende duket një “bashkëjetesë” e vështirë, por gjithsesi në përfundim të fazës së grupeve mund të themi se diçka po ndryshon.

Mesfushori shqiptar ia doli që të ishte në fushë në të 6-të ndeshjet e zikaltërve në Champions dhe të numëronte të paktën 202 minuta.

Kjo do të thotë më shumë se një e treta e kohës së mundshme, 37 për qind, aspak keq për një djalosh 21-vjeçar, pozicioni i të cilit është kaq delikat dhe mbulohet nga një mjeshtër si Calhanoglu.

Po ashtu, Asllani ka qenë dy herë titullar, në ndeshjen e parë në grup, ndaj Real Sociedad në Spanjë, dhe në sfidën e çmendur në Lisbonë kundër Benfica që përfundoi në barazim 3-3, pasi zikaltrit e panë veten në disavantazhin e 3 golave.

Në duelin e fundit, atë të barazuar 0-0 ndaj Real Sociedad në “San Siro”, mesfushori kuqezi u detyrua të hynte në fushë vetëm për 8 minuta, me trajnerin Simone Inzaghi, që ishte i shqetësuar që ekipi i tij nuk po shënonte dot gol.

Gjithsesi, Asllani duhet të përmirësohet në Serie A, ku ka shkelur barin në vetëm në gjysmën e ndeshjeve dhe për minutazh fare të vogël.

Duke u kthyer te Champions League, Inter nuk guxoi sa duhet ndaj Sociedad dhe barazimi 0-0 e la vetëm në vendin e dytë në grup, edhe pse të kualifikuar. Për më tepër, siç informon “Opta”, zikaltrit nuk pësuan asnjë humbje në grup, hera e dytë në historinë e tyre në UEFA Champions League, pas sezonit 2004-2005. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco