Lajmi i fundit

Vula dhe logo e PD/ Gjykata tërhiqet për vendim përfundimtar

Besiktasi pezullon 5 futbollistë/ Agjentja e mbrojtësit: U shokuam, janë shkelur të drejtat

Besiktasi pezullon 5 futbollistë/ Agjentja e mbrojtësit: U shokuam, janë shkelur të drejtat

12:01, 13/12/2023

Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana.

Ata akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë. Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces.

Skuadra ku luan edhe Milot Rashica, renditet e pesta në kampionatin turk me 14 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Fenerbahce.

Ndërkohë që më shumë se zhgënjyese ka qenë paraqitje në Grupin D të Conference League (vendi i fundit me vetëm 1 pikë).

Në lidhje me vendimin e drejtuesve për të lënë jashtë skuadrës 5 futbollistët, ka reaguar Rafaela Pimenta, menaxherja e Baillyt, ish-mbrojtësit të Manchester United.

“Jemi të shokuar, u kapëm në befasi. Ne po përgatitim reagimin tonë, sepse e dimë që Eric nuk ka bërë asgjë të keqe. Të drejtat e futbollistit janë shkelur. Dhe ne do të sigurohemi që ato të drejta të mbrohen”, u shpreh Pimenta, e cila ka nisur nga puna për t’i gjetur një skuadër të re në janar 29-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco