Mbappe arrin Neymar me gola në Champions League

Mbappe arrin Neymar me gola në Champions League

11:42, 29/11/2023

Me golin e shënuar mbrëmë nga penalltia në minutën e 98-të kundër Newcastle United, i cili i mbajti gjallë shpresat e Paris Saint-Germainit për kualifikim në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, Kylian Mbappe shkoi në kuotën e 43 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Me këtë rast, sulmuesi francez arriti ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar.

Ndryshe nga braziliani, ylli francez ka zhvilluar 15 ndeshje më pak (66 në krahasim me 81) në Champions.

Dy lojtarët që synon t’i barazojë e t’i kalojë shumë shpejt nënkampioni i botës janë Didier Drogba dhe Alessandro Del Piero, që kanë shënuar nga 44 gola, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit.

Duke pasur parasysh moshën e tij të re, Mbappe deri në fund të karrierës mund të kalojë në tri vendet e para, ndonëse arritja e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duket e vështirë, por jo edhe e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco