VIDEO/ Momente të sikletshme nga seanca e rikuperimit, Neymar bërtet nga dhembjet: Ndalo, për hir të Zotit!

VIDEO/ Momente të sikletshme nga seanca e rikuperimit, Neymar bërtet nga dhembjet: Ndalo, për hir të Zotit!

21:34, 25/11/2023

Transferimi nga PSG tek Al Hilal në Arabinë Saudite nuk ka rezultuar fatsjellës për Neymar, i cili gjatë angazhimit me kombëtaren para një muaji ka pësuar një dëmtim të rëndë, që fillimisht u dyshua se mund t’i kushtonte edhe karrierën. Sulmuesi  brazilian  po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që në gjuhën mjekësore sportive njihet si ACL-ja (ligamentet e kryqëzuara të përparme) .

Ai po i nënshtrohet një terapie intensive rikuperuese. Nga një video që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet  duke bërtitur nga dhimbjet e forta gjatë një terapie, u shfaq në rrjetet sociale.

Neymar dëmtoi ligamentet e kryqëzuara gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguait, e vlefshme për  kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut.

Neymar i është  nënshtrua operacionit dhe mendohet se do të jetë afro 10 muaj jashtë fushave të blerta.

Ky dëmtim e kushtëzon brazilian edhe te kontrata e nënshkruar me Al Hilal, pasi sauditët ia kanë pezulluar përkohësisht kontratën Neymarit, i cili përfitonte të ardhura marramendëse, deri 3 milionë euro në javë. 

Sezoni ka përfunduar për Neymarin, por sulmuesi po bën të pamundurën dhe shpreson të jetë gati për Kupën e Amerikës Latine që zhvillohet verën e ardhshme.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e ushtrimeve rikuperuese, ku Neymar bërtet nga dhimbjet e mëdha.

“Ndalo, për hir të Zotit”, thërret Neymar mes lotësh ndërsa stafi mjekësor i trajton këmbën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco