VIDEO/ Homazhe të dyfishta në Shkodër për Duamenën dhe mjeshtrin e madh të humorit, Zef Deda

VIDEO/ Homazhe të dyfishta në Shkodër për Duamenën dhe mjeshtrin e madh të humorit, Zef Deda

18:05, 24/11/2023

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur ashtu si në stadiumet e tjera me një minutë heshtje për Rafael Duamenën.

Por shkodranët kanë përfituar në këtë moment përkujtimi dhe nderimi, për të respektuar një figurë të njohur për qytetin verior dhe gjithë Shqipërinë, aktorin e mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Ekipi kuqeblu u paraqit në fushën e lojës me një portret të artistit të njohur të humorit në vendin tonë, Zef Deda.

Image

Por jo vetëm kaq, pasi në momentin kur ekipet u rreshtuan në fushë për minutën e heshtjes në nderim të Duamenës, spikeri i stadiumit ftoi të pranishmit që të mbanin këtë moment përkujtimi edhe për një nga mjeshtërit e skenës në vendin tonë, shkodranin që do mbetet i paharruar, Zef Deda.

https://streamin.one/v/4422e21b

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco