Interi rinovon kontratën me ‘arkitektin’ e merkatos

Interi rinovon kontratën me ‘arkitektin’ e merkatos

17:34, 24/11/2023

Ndërkohë që të gjithë presin rinovimin e kapitenit Lautaro Martinez, tek Interi kanë befasuar dy ditë para derbit të Italisë, pasi kanë zgjatur bashkëpunimin me administratorin e deleguar për çështjet sportive, Giuseppe Marotta.

Ky i fundit ka firmosur kontratën e re, që do ta mbajë në klubin zikaltër të paktën deri në verën e 2027-ës, kur të ketë festuar edhe ditëlindjen e 70-të.

I afruar tek Interi në 2018-ën, Marotta ka bërë një punë të shkëlqyer te zikaltrit, duke ndërtuar një skuadër fituese, edhe në kushtet e vështirësive ekonomike që ka kaluar shoqëria kineze Suning, e cila ka pronësinë e Interit.

Pas Marottës, pritet që zikaltrit të rinovojnë edhe kontratat me Piero Ausilion dhe Dario Bacin, dy agjentët e merkatos, që gjithashtu gëzojnë besim për punën e bërë ndër vite tek Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco