Do hyjmë në histori, parashikimi i ish-futbollistit: Kombëtarja shqiptare do kalojë fazën e grupeve

11:11, 21/11/2023

Tifozët e kombëtares të cilët janë mësuar me spektakël në këto kualifikuese të ‘Euro 2024’ që u përmbyllën me sukses duke rishkruar historinë për herë të dytë duke u kualifikuar  në Gjermani janë ndjerë të zhgënjyer nga barazimi i Shqipërisë me Ishujt Faroe.

Në një intervistë për SYRI TV, tifozi i kombëtares dhe ish futbollisti, Ilir Selimi i cili kishte përshkruar mijëra kilometra për të ndjekur kombëtaren në të gjitha ndeshjet e saj brenda dhe jashtë kishte shpresuar për fitore në ndeshjen e fundit por doza e tij e euforis na dha një parashikim në rrugëtimin ‘Euro 2024’.

"E kam ndjekur kombëtaren në të gjitha ndeshjet, në ndeshjen e kaluar isha në Moldavi ndërsa sot jam kthyer për ta ndjekur këtu ndeshjen e fundit. Prisnim një fitore sonte por dua të them që kombëtarja do të kaloj fazën e grupeve në Euro 2024 në Gjermani."

Ish- futbollisti është shprehur se Shqipëria do të bëjë  historinë në europian duke kaluar fazën e grupe dhe se ky grup futbollistësh është në një nivel shumë të lartë profesional si kurrë më para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco