I kërkoi të lëvizte motoçikletën për një vend parkimi, vritet me një plumb gjyqtari brazilian

I kërkoi të lëvizte motoçikletën për një vend parkimi, vritet me një plumb gjyqtari brazilian

10:12, 21/11/2023

Një motoçikletë e parkuar në buzë të rrugës që vështirësoi kalimin e automjeteve të tjera i kushtoi jetën gjyqtarin anësor brazilian.

Asnjë diskutim, asnjë debat, thjesht një plumb që i mori jetën 57-vjeçarit Joao Marques Pereira Dao, i cili po drejtonte linjat e fushës në një ndeshje të ligës amatore në një qytet të Brazilit verilindor.

Agresori, 38-vjeçari Larcio Pedro Da Silva, kishte parkuar motoçikletën e tij pranë rrugës dhe gjyqtari i kishte kërkuar ta lëvizte pak që ai të parkonte makinën. Agresori, pati vetëm një shkëmbim të shkurtër fjalësh dhe Da Silva iku dhe u kthye me një armë në dorë duke qëlluar më pas 57 vjeçarin për vdekje nga një distancë e afërt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco