'Për fat të mirë erdhëm të kualifikuar', Sylvinho shfajësohet pas barazimit: Nuk kemi shumë kohë për të punuar gjëra të reja

'Për fat të mirë erdhëm të kualifikuar', Sylvinho shfajësohet pas barazimit: Nuk kemi shumë kohë për të punuar gjëra të reja

23:32, 20/11/2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka deklaruar se ekipi kishte shfaqur vështirësi të mëdha në ndeshjen e sotme për shkak të ndryshimeve të shumta që ishin bërë në rreshtimin e kuqezinjve.

“Kjo është një skuadër e vështirë, ata janë guximtarë që japin gjithçka në fushë. Nuk është e thjeshtë, në dy ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe në transfertë, ndeshjet janë zgjidhur me vështirësi. Për fat kemi ardhur të kualifikuar se kemi luajtur ndaj një ekipi të vështirë.

Problemi është gjithmonë ai që kemi pak kohë për të punuar, e nis një ndeshje me një koncept ndryshe, pastaj lëvizjet ndryshojnë, krahët lëvizin, mesfusha nuk ishte me tre por me dy. Të gjitha në një ndeshje, është e vështirë. Në fund mund të hidhnim dy sulmues, menduam diçka ndryshe. Por këta kundërshtarë janë kështu. Aq sa Republika Çeke që është shumë e fortë, e zgjidhi me vështirësi në fund”, tha Sylvinho për “SuperSport” pas sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco