Spektakël në 'Air Albania', stadiumi 'ndizet' nga blicet e tifozëve

Spektakël në 'Air Albania', stadiumi 'ndizet' nga blicet e tifozëve

23:16, 20/11/2023

 

Barazimi ndaj Ishujve Faroe ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar me përgatitjet finale për vazhdimin e festës së kualifikimit, ku sipas njoftimit, në vetëm pak minuta pritet që në fushën e blertë të zbresë këngëtarja e mirënjohur, Juliana Pasha, për të nisur kështu zyrtaisht celerimin e kësaj arritjeje historike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco