Merr formë 'EURO 2024', zbuloni 20 kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

Merr formë 'EURO 2024', zbuloni 20 kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

23:03, 20/11/2023

Ka shkuar në plot 20 numri i kombëtareve që kanë arritur të sigurojnë një biletë për në Europianin e Gjermanisë.

Mbrëmjen e sotme, Italia, Çekia dhe Sllovenia, rezervuan “fluturimin” drejt EURO 2024, ndërkohë që dilema e vetme për sa i përket kualifikueseve mbetet ai në grupin E, ku Kroacia dhe Uellsi, do të vendosin pikat mbi I.  

Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia janë të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht.  

Tashmë ka mbetur vetëm verdikti i Grupit D dhe play-off-i i Ligës së Kombeve që do të caktojnë 3 emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në EURO 2024. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco