Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, 'Legjionarët' i mbyllin eleminatoret në vendin e parë të grupit E

Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, 'Legjionarët' i mbyllin eleminatoret në vendin e parë të grupit E

22:50, 20/11/2023

Pritej një fitore e madhe, të paktën për nder të tifozëve, por kjo nuk ndodhi. “Legjionarët” e Kombëtares sonë, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 0 me 0, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të hëne, në “Air Albania”, ndaj “amatorëve” të Ishujve Faroe.

Sfida në total, nuk pa shumë raste të rrezikshme në portën e miqve, por edhe në portën tonë, me të dy portierët, që mund të thuhet me plot gojë se zhvilluan një përballje të qetë, por tepër të mërzitshme, për 22 mijë tifozët e pranishëm në mitikun e Tiranës, “Air Albania”.

Me përfundimin e kësaj sfide është mësuar dhe renditja përfundimtare e grupit E, ku në vendin e parë renditen “shqiponjat” tona, me 15 pikë, teksa menjëherë pas tyre, me pikë të barabarta vjen Republika Çeke. Në vendin e 3-të është pozicionuar Polonia me 11 pikë, ndëras në vendin e 4-të e të 5-të, Moldavia e Ishujt Faroe, me 10 e 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco